dejmon-fost
dejmon-fost
dejmon-fost
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

dejmon-fost


 
PortalPortal  ForumForum  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si tė pastrojmė kompjuterin nga raklamat dhe spiunėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Deki_Dek
Administrator
Administrator
Deki_Dek


Numri i postimeve : 31
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 15/02/2008

Si tė pastrojmė kompjuterin nga raklamat dhe spiunėt Empty
MesazhTitulli: Si tė pastrojmė kompjuterin nga raklamat dhe spiunėt   Si tė pastrojmė kompjuterin nga raklamat dhe spiunėt I_icon_minitimeMon Jan 19, 2009 9:55 pm

[b]>>Si tė pastrojmė kompjuterin nga raklamat dhe spiunėt

[/b]Nė kėtė temė janė mbledhur tė gjitha pyetjet dhe
pėrgjigjet nė lidhje me programet reklamues, spiunė, dhe programe tė
tjera keqbėrėse.

[b]Ēfarė janė adware, spyware?[/b]
Adware
quhen programet qė bėjnė reklama. Spyware quhen programet qė pėrgjojnė
pėrdorimin e kompjuterit, zakonisht faqet qė viziton nė internet ose
emailin. Programet qė pėrgjojnė internetin mundohen tė zbulojnė se
ēfarė i intereson pėrdoruesit dhe dėrgojnė reklama qė u pėrshtaten
atyre interesave.

[b]Ēfarė dėmi shkaktojnė nė kompjuter?[/b]
Ka shumė programe tė ndryshme nė kėtė grup por shumica pėrqėndrohen nė kėto:
- Ndryshimi i faqes sė hapjes tė shfletuesit (internet explorer, netscape, aol, msn, etj).
-
Instalimi i ikonave tė reja nė krye tė shfletuesit. Zakonisht kėto
ikona janė pėr kėrkimin e internetit, dyqane, bixhoz, pornografi,
shkarkime (download), etj.
- Hapja e dritareve ose mesazheve tė
ndryshme qė ju ofrojnė tė blini diēka, tė vizitoni njė faqe, tė luani
njė lojė, tė merrni njė shpėrblim/llotari qė keni fituar, etj.
- Gjurmimi dhe pėrgjimi i faqeve qė vizitoni me qėllim qė tė bėjnė reklama qė u interesojnė.
- Ngadalėsojnė kompjuterin dhe lidhjen e internetit.
- Ngarkojnė kompjuterin me programe tė shumta.
- Fshihen nė kompjuter dhe nuk tė japin mundėsi pėr ti hequr.

Lexoni pyetjet e shtruar nė kėtė temė pėr probleme tė tjera tė shkaktuar nga kėto programe.

[b]Si futen nė kompjuter?[/b]
-
Duke hapur njė program qė i instalon ato. Ky program mund tė futet nė
kompjuter nga emaili, mund tė shkarkohet nga faqet e internetit, nga
Kazaa, shkėmbimi i skedarėve nė Chat (mirc, msn, yahoo, aol), e plot tė
tjera.

- Shumė nga kėto programe instalohen me, ose pa dijen
tėnde, kur viziton njė faqe interneti. Kėto faqe pėrdorin mėnyra nga mė
tė ndryshmet me dritare tė vogla pop-up, mesazhe tė ndyshme, cookies,
reklama, flash, activex, etj qė tė gėnjejnė ose detyrojnė pėrdoruesin
pėr tė instaluar reklamat, pėr tė ndryshuar faqen e hapjes nė internet
explorer, pėr tė instaluar njė toolbar, etj.

Disa prej kėtyre
faqeve shfrytėzojnė gabimet ose konfiguracionin e gabuar tė shfletuesit
(internet explorer) dhe instalohen menjėherė pa bėrė asnjė pyetje.

-
Njė pjesė tjetėr e programeve parazitė vijnė bashkė me programe tė
tjera. Pothuajse tė gjithė programet e vegjėl qė ofrohen falas si
Kazaa, Date Manager, Time Manager, Calendar, Gator, lojra interneti,
gjatė instalimit futin nė kompjuterin tuaj edhe programet parazitė qė
pėrgjojnė veprimtarinė e komjuterit dhe pastaj dėrgojnė reklama nė
lidhje me informacionin qė pėrgjuan. psh: Nqs unė hap njė faqe me
muzikė tė Madonės, programi spiun do ta shikojė kėtė dhe do dėrgojė njė
reklamė pėr tė blerė njė album tė Madonės.

Kini kujdes se disa
nga programet qė hiqen sikur i ndalojnė reklamat, instalojnė akoma mė
shumė. Pėrdorni vetėm programet serioze si Ad-Aware (jo adware),
Spybot, CWShredder.

[b]Si t'i parandaloj programet reklamues dhe spiunė?[/b]
- Azhurnoni windows duke vizituar faqen [url=http://www.windowsupdate.com/]www.windowsupdate.com[/url]
ose duke hapur Windows Update nga menuja start e kompjuterit. Nė kėtė
faqe mund tė merrni tė gjitha freskimet qė nxjerr Microsoft pėr
mbrojtjen nė internet, sigurimin e kompjuterit, etj. Nė disa kompjutera
azhurnimi bėhet vetvetiu por nqs zgjidhni ta bėni vetė, pėrdorni njė
nga mėnyrat e lart-pėrmėndura njėherė nė muaj.
- Mos hapni dhe mos instaloni asnjė program pa ditur se ēfarė pėrmban.
-
Mos hapni asnjė skedar tė bashkėngjitur nė email, nqs nuk e keni
kėrkuar atė. Shumica e skedarėve tė infektuar kanė prapashtesat .exe
.pif .bat .js
- Tregoni kujdes edhe sikur emaili tė duket sikur
ėshtė dėrguar nga njė miku juaj pasi adresa e dėrguesit mund tė jetė e
fallsifikuar.
- Mos pranoni tė merrni asnjė skedar nė chat pėrveē
fotografive me prapashtesėn .jpg .gif .png .tif ose skedarėve tekst me
prapashtesėn .txt .doc. Kini kujdes se disa skedarė mund tė kenė dy
prapashtesa .jpg.exe ose .gif.pif pėr tu gėnjyer.
- Mos vizitoni
faqe qė hapin shumė dritare, ose qė u bėjnė pyetje pėr instalimin e
programeve. Shumica e programeve keqbėrėse kėrkojnė leje nga ju para se
tė instalohen. Lexoini me kujdes pyetjet qė u bėn kompjuteri dhe pastaj
zgjidhni Po ose Jo (Ok/Cancel, Yes/No).
- Mos u gėnjeni me
reklamat qė ju ofrojnė tė instaloni programe ose lojra falas. Ndėrtimi
i programeve kėrkon mundim tė madh dhe janė tė pakėt programet qė
shpėrndahen falas. Programet qė janė falas zakonisht e nxjerrin fitimin
duke reklamuar.
- Nqs zgjidhni tė instaloni kėto programet, gjatė instalimit mund t'ju ofrojnė programe tė tjera. Mos i pranoni kėto oferta.

[b]Si tė pastroj kompjuterin nga kėto programe keqbėrėse?[/b]
Programet
me tė sukseshme pėr pastrim janė Ad-aware, Spybot dhe CWShredder. Ka
dhe programe tė tjera por mund tė perdoren vetėm pėr 15 ose 30 ditė dhe
pastaj duhet t'i blini. Ad-aware, Spybot, CWShredder dhe programet e
tjera pa pagesė mund t'i merrni duke klikuar [url=http://www.download.com/3150-8022_4-0-1-4.html?qt=&author=&titlename=&desc=&dlcount=&daysback=&swlink=&gfiletype=&os=&li=49&dlsize=&ca=]http://www.download.com/3150-8022_4-0-1-4.html?qt=&author=&titlename=&desc=&dlcount=&daysback=&swlink=&gfiletype=&os=&li=49&dlsize=&ca=[/url]
Janė tė renditura sipas numrit tė pėrdoruesve.

Nqs
pėrdorni Windows 2000 ose Windows XP, mund tė merrni edhe programin qė
ka ndėrtuar vetė Microsoft pėr kėtė problem. Quhet Windows Defender dhe
ju mundėson pastrimin, si dhe mbrojtjen e kompjuterit pėr tė ardhmen.
Mund ta shkarkoni ne [url=http://www.microsoft.com/downloads/details.aspx?FamilyID=435bfce7-da2b-4a6a-afa4-f7f14e605a0d&DisplayLang=en]http://www.microsoft.com/downloads/details.aspx?FamilyID=435bfce7-da2b-4a6a-afa4-f7f14e605a0d&DisplayLang=en[/url]

Njė
mėnyrė tjetėr ėshtė kontrolli nėpėrmjet faqeve tė internetit. Njė nga
kėto faqe ėshtė ajo e kompanisė Trend Micro. Vizitoni kėtė
faqe http://us.trendmicro.com/us/products/personal/free-tools-and-services/index.html
dhe ndiqni udhėzimet pėr tė kontrolluar kompjuterin pėr reklama e
spiunė.

Shėnim: Tė gjithė programet/shėrbimet e pėrmendur mė
lart janė falas dhe mos u gėnjeni nga reklamat qė u premtojnė pastrim
mė tė mirė kundrejt pagesės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://demon-soft.tk
 
Si tė pastrojmė kompjuterin nga raklamat dhe spiunėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dejmon-fost :: Internet/Programe/Shkarkime :: Software-
Kėrce tek: