dejmon-fost
dejmon-fost
dejmon-fost
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

dejmon-fost


 
PortalPortal  ForumForum  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jimi Hendrix, kreacioni gjigand i kitares elektrike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kurt Cobain

Kurt Cobain


Numri i postimeve : 24
Location : In HELL
Registration date : 16/02/2008

Jimi Hendrix, kreacioni gjigand i kitares elektrike Empty
MesazhTitulli: Jimi Hendrix, kreacioni gjigand i kitares elektrike   Jimi Hendrix, kreacioni gjigand i kitares elektrike I_icon_minitimeFri Mar 21, 2008 7:09 pm

Nė katėr vitet e shkurta tė sundimit tė tij, super ylli i kitarės Xhimi Hendriks, ka zgjeruar kreativitetin e kitarės elektrike, mė shumė se cilido njeri para ose pas tij

Ai ka mundur tė pėrformojė dhe ka pėrformuar me kitare pas shpinės sė tij, me dhėmbė dhe i ka vėnė zjarrin. Ai shpesh ka fshehur dhuntinė e tij tė ēmuar si njė kėngė shkrues, kėngėtarė , dhe mjeshtėr i njė rangu tė gjerė tė bluzit, r&b dhe zhanreve tė Rokut.

Kur Hendriks, u bė njė yll ndėrkombėtarė nė vitin 1967, dukej sikur ai ka pikur nga ndonjė planet tjetėr pėr shkak tė shkėlqimit tė tij pėrformues. Gjatė viteve tė 60-ta hershme dhe tė mesme , ai ka punuar me grupe tė tilla si Little Richard, the Isley Brothers, dhe King Curtis si njė kitaristė pėrkrahės. Gjatė kėtij rasti ai ka incizuar kėngėn “Testify”, sė bashku me the Isley Brothers nė vitin 1964, kjo kėngė ėshtė njėra nga ato tė hershme, qė po ashtu ka dhėnė shenja treguese pėr gjenialitetin e tij .

Hapi logjik pėr Hendriksin ishte qė ai tė jetė vetja, kėtė ai e bėri nė New York nė mesin e viteve 60-ta, duke pėrformuar me muzikant tė ndryshėm nė klube dhe duke ju bashkuar pėr njė kohė tė shkurtė bluz/rok bendit tė kėngėtarit Xhon Hamond.

Ishte klubi nė Nju Jork , ku Hendriksi u vėrejt nga basisti i bendit “Animals”,Chas Chandler. Ky bend ishte nė prag tė ndarjes dhe Chandler i cili kėrkonte tė bėnte menaxhimin , bindi Hendriksin tė shpėrngulej nė Londėr dhe tė incizoj njė solo kėngė.

Bendi u formua pranė Hendriksit, ku paraqitej Mitch Mitchell nė daulle, nė bas Noel Redding. Kjo Trio u bė njė shkėlqim ylli me njė shpejtėsi marramendėse nė Britani, ku kėngėt “Hey Joe”, “Purple Haze”, dhe “The Wind Cries Mary”, u vendosen nė krye tė dhjetėshes nė pjesėn e parė tė vitit 1967. Kėto kėngė poashtu u paraqitėn nė debutimin e albumit tė tyre “Are You Experienced?”, njė kryevepėr qė u bė hit i madhė nė SHBA, pasi Hendriksi krijoj njė sensacion nė pop festivalin Monterey, nė qershor tė vitit 1967.

Koncertin legjendar tė gushtit “Woodstock” tė vitit 1969, ai i ndezi pothuaj tė gjithė ata njerėz, qė dėgjonin kumbimin e kitarės sė tij . Ēka zgjoi kureshtjen e shumė njerėzve ishte pėrformimi i tij gjallėrues , ku pėrfshiheshin pjesė tė ndryshme tė arsenalit, pėrfshirė pedalet wah-wah, zėrin pėrkrahės tė solos e shumė risi tė tjera.

Quditėrishtė, Hendriks do tė incizonte vetėm tre albume tė plota gjatė jetės sė tij “Bold as Love” dhe album tė dyfishtė “ Ladyland” , qė ishin mė tė gjerė dhe mė eksperimental se sa albumi “Are You Experienced?”.

Dy vitet e fundit tė jetės sė tij ishin plot trazira muzikore, financiare dhe personale.
Ėshtė shumė vėshtirė tė ndash faktet e jetės sė tij nga thashethemet dhe spekulimet , secili e ka njohur atė mirė , ose ashtu kanė pohuar tė paktėn. Kritikėt kanė menduar se ai do tė futej mė shumė nė zhanrin e Xhezit, pastaj se ai do tė zhytej mė thellė nė Bluz ose se ai ishte shumė i ngatėrruar me atė se ēka dėshironte tė bėnte .

Tė tilla konfuzione pėrbėjnė edhe tė vėrtetėn, mbi vdekjen e tij. Versione kontradiktore pėr ditėt e fundit tė jetės sė tij qė janė dhėnė nga tė afėrmit e tij tė asaj kohe, thuhet se ai ka qenė duke punuar shumė, nė albumin e tij tė ri tė titulluar “First Ray of the New Rising Sun”, kur ai vdiq nė Londėr, mė 18 shtator tė vitit 1970, nga komplikime tė lidhura me drogėn. Gjatė jetės sė tij ai ka bėrė materiale tė shumta, tė cilat kanė dal nė dritė pas vdekjes sė tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Jimi Hendrix, kreacioni gjigand i kitares elektrike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dejmon-fost :: Multimedia :: Muzika e Huaj-
Kėrce tek: