dejmon-fost

dejmon-fost


 
PortalPortal  ForumForum  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Jeta e Kurt Cobain Pjesa 1

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kurt Cobain



Numri i postimeve : 24
Location : In HELL
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Jeta e Kurt Cobain Pjesa 1   Sat Feb 23, 2008 8:27 pm

Cobain, i ri nga shpirti i ndjeshėm, i papėrshtatur dhe i mbyllur nė lidhje me njė botė tepėr estetike dhe formale, ėndėrron tė bėhet njė rockstar dhe ja arrin. Prindėr tė ndarė, pėrdorim dhe abuzim me drogė qė mė pėrpara suksesit, njė boshllėk i madh brėnda dhe shumė gjenialitet…… Simboli i viteve ’90. Mė pas qe “Nevermind”, boom-i, turnetė, pėrēarja e turmave dhe Kurt bėhet menjėherė heroi i tė rinjve dhe njė bishė skene pėr shtėpitė diskografike qė bėjnė kontrata “floriri” me Nirvana-t! Po ishte me tė vėrtetė kjo ajo qė dėshironte Cobain-i i brishtė qė kur ishte i ri? Nuk besoj, dhe nė fakt kalon pak kohė dhe Kurt shkruan nė njė nga kėngėt e tij: “ma shpif ajo qė kam arritur!” Ai ishte shpesh vetėm, vetėm bashkė me miljona fansa qė e preknin, e tėrhiqnin me forcė dhe e adhuronin, duke i kėrkuar qė t’i tregonte rrugėn…. Por Cobain kėrkonte tė gjente njė rrugė por nuk arrinte. Nė kėngėt e tij nuk ka asnjė zbulim ose tė vėrtetė; ka vetėm tė vėrtetėn e thatė dhe tė dėshpėruar. Kurt Cobain nuk do futet nė legjendė pėr ekstremizmin e gjestit tė kryer; kishte hyrė prej kohėsh me anė tė disa kėngėve. Vdekja e tij ndaloi njė cikėl krijimtarie. KURT DONALD COBAIN lindi nė Hoquiam mė 20 shkurt tė 1967 dhe kur ishte 6 muajsh u trasferua me prindėrit nė tė afėrtėn Aberdeen. Jeta e Kurt-it tė vogėl nuk qe nga ato mė tė thjeshtat dhe aq mė pak e lumtur. Nė fakt mjaft shpejt erdhi divorci i prindėrve, njė nga ngjarjet mė tronditėse qė njė fėmijė mund tė provojė, thyerja e bėrthamės qėndrore tė qėndrueshmėrisė. Ky qe njė fakt qė e tronditi thellėsisht Cobain-in e vogėl aq sa njė ditė shkroi nė murin e shtėpisė: “Urrej mamin, urrej babin, babi urren mamin, mami urren babin dhe e gjithė kjo tė ndjell dėshirėn pėr t’u ndjerė tepėr i trishtuar!” Qė nga ai moment jeta e tij ndryshoi; lėvizi vazhdimisht nga shtėpia e sė motrės nė shtėpinė e sė jėmės, e cila jetonte me njė partner tė ri, nė shtėpinė e njė xhaxhai. Ndėrroi edhe sjelljen e tij: nga njė fėmi gjithnjė i gjallė nė njė fėmi tėrė inat, i pashoqėrueshėm, gjithnjė i gatshėm pėr tė shfryrė inatin e tij me gjithēka, persona dhe sende, qė rastisnin nė rrugė. Mjaft shpejt xhaxhai i dhuroi njė kitarre, njė Sears tė pėrdorur pothuajse tė papėrdorshme dhe njė amplifikator 10 wat gjithashtu nė gjėndje tė keqe. Gjithė kjo u bė pasuria e Kurt-it i cili filloi tė mėsonte t’i binte kitarrės dhe tė uluriste…… e ndihmonte tė shfryhej. Ėndėrronte tė bėhej njė rockstar, por nuk mund ta dinte qė do bėhej sė shpejti dhe qė do tė urrente atė botė qė nuk ishte bėrė pėr tė qė i dukej: “konformizmi i pėshtirė, dhe antikonformizmi i rremė akoma mė keq”. Bleu gjithnjė e mė shumė disqe tė shumė grupeve, filloi tė bėnte njė repertor tė vetin. Por, shumė shpejt, gjėndja e tij shpirtėrore e ēoi nė pėrdorimin e drogave; Mė 1985 Kurt mori njė diplomė nė njė shkollė arti dhe prezantohet me muzikėn punk falė disa shiritave tė Black Flag dhe tė Melvins, vendos kėshtu tė formojė njė grup materialet e tė cilit kalojnė nė duart e Chris Novoselic, baterist i ardhshėm i grupit. Mė 1986 Kurt provon pėr herė tė parė heroinėn, pasi kishte provuar gjithēka tjetėr. Kurt nuk e mbajti asnjėherė sekret, edhe pse miqtė e tij deklaruan qė hynte e dilte nga zakoni nė mėnyrė tė pabesueshme, dhe qė edhe heroina pėr tė ishte mė shumė njė ilaē se sa njė zbavitje. Nė luftėn e tij kundėr disa spazmave tė dhimbshme kronike nė stomak qė shpejt u kthyen nė ulēerė, heroina ishte e vetmja drogė qė ai njihte, qė jo vetėm i lehtėsonte dhimbjen, por nė tė njėjtėn kohė arrinte t’i largonte ankthin nga i cili vuante pėrjetėsisht: “Ndėrkohė qė isha nė turne isha aq keq saqė nuk arrija tė ngrihesha nga toka,vazhdoja tė villja ajėr sepse stomaku im nuk arrinte tė mbante asgjė, as edhe ujin. Dhe nga aty pėr 20 minuta fillonte spektakli. Kėndoja dhe kollisja gjak. Ndėrkohė qė Nirvana-t bėheshin gjithnjė e mė shumė tė famshėm, unė isha aq keq saqė nuk mė interesonte asgjė as pėr grupin dhe as qė tė vazhdoja tė jetoja. Fillova tė merrja drogė, u bėra njė drogaxhi sepse ndihesha njė drogaxhi brėnda, ēdo ditė e mė shumė. Zgjohesha me spazma nė stomak dhe duhej tė sforcohesha, tė mundohesha tė haja. Kisha kėto dhimbje tė tmerrshme vazhdimisht.” Mė nė fund rreth vitit 1987-8 lindi grupi i tij: Nirvana, nė formėn e njė “live band”, ėshtė njė formacion mjaft i ndryshėm nga ai qė njihet: Kurt Cobain (kitarre dhe zė), Jason Everman (kitarre), Chris Novoselic (bas), Chad Channing (bateri). Mė 1988 pasi grupi kishte ndryshuar shumė herė emėr stabilizohet me emrin Nirvana, “Tė gjithė grupet punk kishin emra tė dhunshėm, tė inatosur. Unė doja diēka ndryshe: njė emėr qė tė ishte i bukur, shpirtėror, pozitiv” – tha Kurt. Regjistrojnė kėngėt e para tė cilat do shikojnė dritėn nė albumin e parė debutues. Kurt, gjatė njė koncerti nė Seattle tė dhėnė nė 30 tetor 1988 shkatėrron kitarren e tij tė parė. Vetėm nė qershor 1989 del albumi i parė “Bleach” (kushton vetėm $600) dhe njė seri turnesh tė ngjeshura nė SHBA dhe Europė japin ndihmė pėr tė bėrė tė njohur emrin e tyre, gjithnjė nė ambientin punk-alternativ. Nė kėtė periudhė Cobain filloi tė jepte shenja paqėndrueshmėrie dhe pakėnaqėsie tė madhe: koncerte tė ndėrprera, shkatėrrim tė instrumenteve dhe shumė lot…. Kurt dukej nė limit. Pikėrisht nė kėtė periudhė, pėr tė shfryrė tensionet masakruese tė njė serie tepėr tė gjatė koncertesh nė kondita tepėr tė kėqija (nė veēanti turneu europian me TAD: Njė dyzinė personash tė ngjeshur nė njė furgon tė shkatarruar), fillon tė shkatėrrojė kitarrat. Kur Nirvana-t rikthehen nė Amerikė, Jason Everman ka kohė qė ka dalė nga banda, ndėrkohė qė pėr Kurt dhe Chris bėhet akoma mė e qartė qė Chad Channing ėshtė njė baterist tepėr i limituar pėr atė qė ato kanė nė mėndje. Kėshtu pas kėtij bateristi ėshtė, pėr disa javė, Dan Peters, por kur Kurt dhe Chris i bėjnė njė provė, mė 25 shtator 1990, Dave Grohl-it (ex-Scream), kuptojnė qė ai ėshtė bateristi perfekt pėr grupin. Nė prill tė 1990 Nirvana-t regjistrojnė njė shirit qė fillon tė qarkullojė nė ambient duke tėrhequr vėmėndjen e shumė shtėpive diskografike. Ndėrkohė njujorkezėt Sonic Youth, firmosėn njė kontratė me Geffen records, dhe ėshtė nisja pėr gjuetinė e grupeve tė mėdhenj ndaj bandave alternative: Nirvana-t gjėnden nė qėndėr tė njė interesi tė madh; tė gjithė i duan! Pasi analizuan me dhjetėra oferta kontrata firmoset me Geffen pikėrisht pėr garancinė qė jep emri i Sonic Youth. Dhe pikėrisht me Sonic Youth nė gusht tė 1991, pasi mbaruan regjistrimet e “Nevermind”, Nirvana-t nisen pėr njė turne europian. “Tė shkosh nė turne me Sonic Youth ėshtė si njė ėndėrr qė bėhet realitet” - thotė Kurt. Mė 24 shtator 1991 doli “Nevermind”; ėshtė njė sukses pėrtej ēdo parashikimi opimist tė bėrė. Nė 12 tetor 1991 ėshtė disk i artė dhe MTV trasmeton pothuajse ēdo orė videon “Smells Like Teen Spirit”. Nė 11 janar ’92 ėshtė nė vėnd tė parė nė klasifikimin Billboard dhe nė 1 shkurt 1992 u bė disk platini me 1 milion kopie tė shitura. Nė vazhdim njė seri datash tepėr e gjatė, pothuajse e pafundme… Kurt e gjeti veten nga njė i papunė, nė krye tė njė rryme mendimesh tė njė gjenerate…… pak si shumė pėr karakterin e druajtur tė njė burri tė ri qė donte t’i binte baterisė “pėr tė mos qėnė ai qė rri nė fillim tė skenės”. Kjo domethėnė shumė data tė tjera koncertesh dhe mė shumė famė gjė qė nuk e joshte Cobain-in aspak. Nė prill 1992 Nirvana dolėn nė kopertinėn e revistės “Rolling Stone”,dhe nė gusht 1992 Kurt mbyll njė koncert duke u hedhur mbi baterinė e Grohl dhe thyen shpatullėn. Nė 1992 u martua me Courtney Love, kėngėtare e grupit Hole, tė cilėn e kishte njohur disa vjet mė parė. Lidhja me Courtney-n ishte njė alternim i vazhdueshėm ngritjesh dhe uljesh, dashurie dhe sherresh! Mė 18 gusht 1992 erdhi e bija: Frances Bean, tė cilės iu vu ky emėr nė kujtim tė Frances Farmer, aktoria e bukur dhe e mallkuar e cila vdiq nė ēmendinė, historia e sė cilės i kishte bėrė shumė pėrshtypje Kurt-it. Lindja e vajzės qe njė ngjarje e gėzuar, (pėrveēse pėr polemikat ndaj tė dy prindėrve pėr shkak tė pėrdorjes sė drogave gjatė periudhės sė shtatėzanisė) por kjo nuk pėrmirėsoi gjėndjen psikologjike tė Kurt-it Mė 15 dhjetor 1992 del njė pėrmbledhje e disa kėngėve tė padėgjuara dhe B-sides e titulluar “Incesticide”, dhe mė 21 shtator 1993 i paraprirė nga njė pritje e madhe, del mė nė fund albumi i tretė “In Utero”, i cili nė fillim duhej tė quhej “I Hate Myself And I Want To Die
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Jeta e Kurt Cobain Pjesa 1
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jahė Sadrija: Andon Zako Ēajupi- Jeta dhe vepra (1866-1930)
» Jeta e Michael Jackson-it nė foto
» Isa Mulaj: Gruaja e kujt ėshtė Jeta Xharra dhe sa gra i ka?
» Jeta luksoze e djalit tė Thaqit, Endriti (Foto)
» Edhe njė zbulim nga jeta e Michael Jackson-it

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dejmon-fost :: Multimedia :: Muzika e Huaj-
Kėrce tek: