dejmon-fost

dejmon-fost


 
PortalPortal  ForumForum  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Elton Deda flet per muziken ne Shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kurt Cobain



Numri i postimeve : 24
Location : In HELL
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Elton Deda flet per muziken ne Shqiperi   Wed Feb 20, 2008 9:34 pm

Ai shfaqet nė portėn e madhe tė hekurt tė Shqup-it, ashtu si ėshtė larguar. Energjik, i qeshur dhe me bishtin e flokėve tė gjata pas kokės. Pėrshėndet rojen e shėrbimit dhe bėn se nuk ka ikur kurrė nga ky vend.



Takohet me Miron Kotanin dhe tė tjerė muzikantė. Nga hyrja kryesore e restorantit njė thirrje e gjatė mbėrrin deri nė veshėt tanė: “Ku je arushė”.. “Ku je Elton Deda”…Janė miqtė, ose buka e vjetėr, si i pėlqen artistit ti quaj ndonjėherė…..ka lėnė pas 15 vjet gjurmė nė muzikėn shqiptare ku sot ka njė vend tė munguar prej tij…ka prekur N.Y. qytetin e dinamikės dhe zhurmės dhe ėshtė dashuruar me tė. Elton Deda, gjithmonė ka kėrkuar tė jetė pjesė e njė vendi anglishtfolės. Duket se ėndrrat janė bėrė reale vetėm tri vjet mė parė, kur ai vendosi tė jetojė nė metropolin amerikan. I vendosur nė qendėr tė Manhattanit, nė zonėn e nxehtė tė quajtur West Village, ai pėrpiqet tė zhvillojė muzikėn e tij, nė njė tokė tjetėr.



Njė studio regjistrimi, njė band-me instrumentistė amerikanė dhe koncerte live nė lokalet ku mund tė promovosh artin tėnd duket se janė disa nga tė rejat e Eltonit-‘amerikan’. Tė tjerat kanė lidhje sigurisht me Fjordin dhe Jolėn, familjen e tij, pėr tė cilėn ai thotė se “bėj shumė sakrifica, madje edhe nė lidhje me muzikėn”..kanė lidhje me kontaktet e tij muzikore qė kanė shkuar deri tek Chick Korea, muzikanti i njohur dhe fitues i 2 ēmimeve Grammy, apo bateristi i dėgjuar, Dave Weckl…apo me albumin qė po ngjizet nė N.Y me titull “Retrospektivė”, apo “Made in New York”..apo me kujtimet qė Eltonin e lidhin kaq fort me Tiranėn dhe e bėjnė herė-herė nostalgjik. Lideri i grupit “ThunderWay” tregon se nuk ka ndryshuar. Ka mbetur po ai djalė me dėshirėn pėr agresivitetin dhe rebelimin e muzikės rock, si na thotė i nxehur se “muzika shqiptare ka dal jashtė kontrollit, komercializmi po i zė frymėn artit tė vėrtetė”. E takojmė nė pak ditė tė qėndrimit tė tij nė Tiranė dhe nė kėtė intervistė pėr revistėn “Kult”diskutojmė pėr muzikėn, balancat mes komerciales dhe asaj profesioniste, izolimin e muzikantėve shqiptarė, dashurinė pėr Jolėn dhe ekstremet e karakterit tė tij artistik.

Kush ėshtė muzika qė ke dėgjuar sapo mbėrrite ne Shqipėri? Si e gjete tokėn shqiptare dhe rrymat gjithėpėrfshirėse tė saj?

Unė nuk jam njeri nihilist, apo nga ata qė e nxijnė realitetin. Por kėtu, muzika ėshtė bėrė shumė, shumė, shumė keq, vėrtet. Unė nuk e di nėse mund tė quhen kėngėtarė kėta qė dalin nėpėr stacionet e ndryshme televizive, ku kėndohet e njėjta muzikė kudo. Kjo ėshtė gjėja qė mė vrau veshin dy ditėt e para sa mora informacionin e parė se ēfarė ndodh nė Shqipėri. Nuk kam dėgjuar njė kėngė pop, njė kėngė rock, njė muzikė general, njė baladė. Vetėm stonatura dhe tė ashtuquajtura muzika R&B. Mė ka pėlqyer disi grafika nė video, por edhe ato nuk kanė lidhje me subjektin e kėngės, qė nė fund tė fundit tregon njė pėrpjekje tė kotė, pasi kėnga nuk e arrin funksionin e saj.

Mendoj se muzika komerciale nuk ėshtė vetėm njė problem shqiptar. Ku qėndron difekti mė i madh i muzikės komerciale shqiptare?

Kjo i pėrket njė analize tjetėr, qė nuk mund tė thuhet nė njė intervistė. Me pak fjalė, do tė pėrpiqem tė them se bota edhe pse ka shumė komercializėm, ka njė raport tė admirueshėm midis kėsaj muzike dhe muzikės sė vėrtetė qė ka ndjenjė, nota, melodi. Ky raport diku ėshtė 60% me 40%, diku 50% me 50%, por gjithmonė muzika e vėrtetė ėshtė e balancuar. Kėtu unė pashė 99% muzikė komerciale dhe shumė pak muzikė tė vėrtetė. Ky ėshtė problemi i parė. Ne nuk kemi balancėn e duhur midis rrymave tė tjera, sepse bota muzikore nuk ka vetėm R&B dhe hip hop, apo kėngė sllave, turke, greke, tė vjedhura paturpėsisht dhe tė kėnduara keq, me kėngėtarė qė nuk e kanė pikėn e veshit dhe tė zėrit. Janė mė tė aftė pėr tė ngarė njė autobus, sesa tė kėndojnė njė kėngė. Kėtu qėndron difekti, ne nuk kemi njė raport midis kėngės sė mirė dhe kėngės komerciale.

A munde t’i thuash tė gjitha kėto mendime nė pak ditė qėndrimi nė Tiranė? Si tė pritėn miqtė dhe shokėt, apo edhe ata janė infektuar nga ethet e komercializmit?

Nuk erdha qė tė shpėtoja, apo tė ndėrtoja muzikėn shqiptare. Erdha tė takoj familjen time, miqtė dhe shokėt, por duke qenė pėr njė kohė tė gjatė nė aktivitetin muzikor tė vendit, sigurisht qė nuk mund tė rrija pa folur. Nė rrethin e miqve tė ngushtė unė kam diskutuar. Por, muzikantėt, i gjeta shumė tė zhgėnjyer, pasi tregu kėrkon muzikė tjetėr. Ka disa emra qė nuk kanė lidhje fare me muzikėn, por po e drejtojnė keq tė gjithė tregun muzikor. Kėtu kam dėgjuar stonatura tė tmerrshme, njerėz qė bėjnė video tė tmerrshme, duke u thėnė tė tjerėve nė ēdo kohė “Unė ju sfidoj”. Nuk pashė njė video tė Redon Makashit, tė Aleksandėr Gjokės, etj. e vetmja gjė e hajrit ishte video e Alban Skėnderajt, edhe Pirro Ēako qė ėshtė profesionist dhe ka patur mundėsi qė tė shprehet nė muzikė. Askush tjetėr nuk mundet ta sfidojė kėtė katrahurė dhe zallamahi qė ėshtė mbledhur nė muzikė. E kam thėnė para se tė ikja, me ata qė sot po qeshim, do tė qajmė njė ditė. Dhe e shoh se kjo kohė paska ardhur, kisha dhėnė njė afat limit pėr gjashtė vjet, ndėrsa paska ardhur pėr tre vjet. Prandaj po e them edhe njėherė me forcė, tė ngrihet njė bazė kritike, tė mblidhen shtėpitė diskografike, (qė dyshoj se funksionojnė ashtu si duhet), tė bashkohen dhe tė krijojnė njė bord artistik, i cili tė ketė funksionin e kritikės, nė mėnyrė qė kėta njerėz tė kualifikuar, tė specializuar, tė drejtojnė turmėn. Muzika shqiptare ka dalė jashtė kontrollit dhe ne po humbim identitetin nė muzikėn tonė.

Prej tre vjetėsh jeton dhe punon nė N.Y. Ndihesh i ‘shpėtuar’ nga kjo muzikė e pakontrolluar shqiptare..ndoshta do tė ishe infektuar dhe ti nga komercializmi dhe paratė e majme?

Unė si Elton, nėse do tė rrija kėtu nuk do tė bėja ndonjė gjė tė madhe, por jam i bindur se do tė kisha dhėnė mė shumė kontribut, jo modest, pėr kėtė ju garantoj. Nuk mund tė them se jam i kėnaqur, pasi unė nuk kam qenė kurrė pjesė e kėsaj gjėje. Gjithmonė kam parė artin tim dhe kėngėt e mia, nuk kam bėrė hite verore, por kėngė, tė cilat edhe sot e kėsaj dite mund tė dėgjohen me kėnaqėsi. Kontakti im me muzikėn nė njė vend ku ende dėgjohen Beatles, Rolling Stones, Deep Purple, etj, tė bėn tė mendosh se je i pėrkėdhelur nga fati. Kam ‘shpėtuar’ nga injoranca muzikore shqiptare dhe ēapaēulėt e muzikės, por nuk jam ndjerė kurrė i rrezikuar prej saj. Nėse do tė isha kėtu do tė luftoja fort, por largėsia mė bėn tė jem i pėrjashtuar nga ky kontribut.

Fillimet e rock-ut shqiptar ishin shpresėdhėnėse..si e gjeni sot edhe kėtė rrymė muzikorė, ku ju keni ndihmuar kaq shumė..apo e gjeni tė vdekur?

Sa kohė qė do tė vazhdojė kjo katrahurė, Rock-u patjetėr qė do tė vdesė. Muzika rock ka ndjenjė, ka ritėm, agresivitet, tė gjitha molekulat e domosdoshme pėr tė qenė nė krye, ose pėr tė qenė nga mė tė mirat. Do terrenin e saj ku tė mbijetojė. Nėse shijet do tė vazhdojnė tė jenė tė tilla dhe muzika do tė vazhdojė tė drejtohet keq, e pėrsėris kėtė me forcė, kemi njė muzikė tė keqe nė treg dhe ajo po drejtohet keq, kjo e ndėrlikon problemin. Gjithė tregu po shkon drejt R&B dhe Regaton, ē’ka nuk lejon zhvillimin e rrymave tė tjera muzikore. Nuk e di ku e marrin guximin disa njerėz pėr tė kompozuar kėngė tė jugut nė njė ritėm regaton, qė nuk ka pikė lidhje dhe janė tri kėngėtare qė kėndojnė njėsoj.

Ke thėnė gjithmonė se do tė doje tė jetoje nė njė vend anglishtfolės. Po jeton njė nga dėshirat e rinisė sė hershme, si tė duket?

Qė nė lice mė ka pėlqyer gjuha angleze, mė ka tingulluar bukur nė kėngė, plus kam qenė tifoz personal i muzikės angleze, i futbollit anglez, ka qenė njė dėshirė e hershme e imja pėr tė qenė pjesė e kėtij komuniteti, vėrtet nuk shkova nė Angli, por nė njė vend akoma mė tė mirė, sepse Amerika, pėr ne emigrantėt, ėshtė njė vend i hapur, ku parėsore janė dhe mbeten tė drejtat e njeriut.

Ēfarė lirie tė ka falur Amerika?

Gjithēka. Lirinė pėr t’u ndjerė Eltoni, qė e kisha dhe nė Shqipėri, por kėtu isha vendali, ndėrsa atje nė N.Y jam emigrant. Ky qytet mė ėshtė dukur njėsoj si Tirana, njėsoj si vendi im, nuk mė ka zhgėnjyer pėr asgjė. Liria fillon qė tek konkurset e ndryshme, audicionet, kurrkush nuk ta merr punėn, secili tė respekton pėr atė qė je. Nėse je akoma nė dilemė pėr vlerėn tėnde reale, duhet tentuar Amerika. Kur shkon atje sheh vlerėn tėnde reale, kush je, ēfarė di tė bėsh dhe sa di tė bėsh. Unė i kam thėnė edhe Jolės, nėse unė nuk bėj asgjė nė N.Y. nė zanatin tim, atėhere unė do ta rishikoj vendimin tim nė lidhje me muzikėn.

Si ėshtė zhvilluar Eltoni dhe muzika e tij nė New York?

Unė them se duke qenė nė Shqipėri pėr shumė vite, duke provuar eksperienca tė ndryshme, diku e zbehtė, diku me shumė ngjyra, mendova qė pėr mua ka ardhur koha qė tė provoj forcat diku tjetėr. E kuptova se mė mungonte qeliza gjenetike e krijimit, doja tė ndryshoja jetėn time. Kur arrita nė N.Y rashė nė dashuri me kėtė qytet, me jetėn, ritmin dhe mundėsitė qė tė ofronte. Mendova se ishte njė vend i mirė ku mund tė jetonte njė artist si unė. N.Y ėshtė vėrtet njė vend i ndryshėm nga Tirana, por thelbi mbetet i njėjtė. Unė jam njė djalė metropoli dhe kėshtu qė e kam nė gjak ritmin e njė qyteti dinamik. Mėsohesh tė ecėsh edhe me 30 km/orė, edhe kėshtu me radhė.

Me ēfarė shpejtėsie je duke ecur pėr momentin?

Nuk kam patur probleme me shpejtėsinė, nuk vrapoj si tė gjithė njerėzit, pasi puna ime ėshtė natėn. Kam punuar nė shumė restorante natėn dhe disa band-e amerikanėsh. Kam luajtur nė zonėn mė tė nxehtė tė Manhattan, nė West Village, ku ėshtė zemra e N.Y. Kjo ėshtė njė nga arsyet ku aty vėrshon muzika rock, blues, soul.

Si janė kontaktet e tua me rrethet muzikore?

Kam punuar me muzikantė tė mirė tė N.Y, jo mė tė mirėt, kam ende shumė punė pėr t’i arritur ata. Mė vjen keq qė kam shkuar vonė nė Amerikė, do tė doja tė paktėn 15 vjeē, sepse ka aq shumė pėr tė mėsuar dhe pėr tė menduar dhe reflektuar, saqė edhe dy jetė nuk do tė dilnin. Kam punuar vetėm, por edhe me grupe shumė tė mira band-e amerikane. Jam marrė me studion time tė regjistrimit, me band-in dhe lokalet nė West Village, ku unė punoj. Nėse do tė kthehem ndonjėherė nė Shqipėri do tė vijė me njė objektiv shumė tė qartė nė kokėn time, pasi Shqipėria nuk mund tė ecė mė me plane tė vogla.

Sa ėshtė zhvilluar muzika jote nė N.Y. ēfarė ka fituar dhe nė ē’lėmė po ecėn?

Kjo ėshtė njė pyetje interesante. Jam duke punuar pėr njė album, qė ndoshta mund tė quhet “Retrospektive”, apo “made in New York” nuk e kam vendosur akoma kėtė, pasi fantazitė e mia ndryshojnė nga dita nė ditė.Pėrpara se ta nxjerr njė gjė nė dritė, unė pėrpiqem shumė dhe kėrkoj shumė. Ē’kam shkruar nė N.Y do tė flasė muzika ime, por jam ēliruar nga ēdo lloj barriere dhe i ‘shpėtova’ bllokimit qė pata nė Shqipėri. Atje shoh se nuk shkruhet me qėllimin pėr tė fituar Festivalin e Kėngės, qė ne tė shkojmė pastaj nė Eurovision dhe meqė po shkojmė ta mbysim kėngėn me ca gajde dhe ca zurna. N.Y ėshtė njė qytet i lirė, propozon tė tė marrė pjesėn tėnde mė tė mirė qė prodhon nė muzikė.

Ke patur pėrherė njė lidhje tė ngushtė me Jugun shqiptar dhe bregdetin Jonian. Si lindi muzika orkestrale “Jal”?

Pėr shumė vite kam qenė i dashuruari i atij plazhi, ka qenė Meka ime, ku jam falur pėr tė gjitha mėkatet e mia, nė ēdo stinė tė vitit. Mė vjen keq qė nuk munda tė shkoja kėtė herė nė Jalė. Kjo muzikė ėshtė pjesė e njė albumi, qė pres ta nxjerr shumė shpejt, titulluar “Traveling in the Sun”me pjesė instrumentale, tė frymėzuara nga gjithė udhėtimet e mia nė Jug, duke filluar qė nga Vlora deri nė Sarandė, ēdo qytet-shtet qė ekziston aty i takon impresionit tim pėr natyrėn, qytetin, fshatin, etj. Do t’u sugjeroja institucioneve qė promovojnė turizmin ta marrin parasysh kėtė kontribut timin nė kėtė kompozim qė mendoj se do tė ndihmojė nė paraqitjen e imazheve tė ndryshme tė bukurisė shqiptare.

Pėrpjekja mė e madhe nė muzikė pėrse ka qenė?

Pėrpjekja ime mė e madhe nė muzikė ka qenė pėr tė ruajtur identitetin tim si muzikant i rock-ut dhe i muzikės pop, qė nė Shqipėri kjo gjė ėshtė shumė e vėshtirė. Kompromise nė muzikė nuk kam bėrė kurrė. Jam krenar pėr kėtė. Elton Deda nuk ka ndryshuar, ėshtė po ai djalosh me flokė tė gjata, me idealet e rock-ut, me “Flower Power Generation” nė mendjen e tij, qė sot kjo ėshtė vetėm utopi kėtu. Tjetėr pėrpjekje do tė cilėsoja dy koncertet e mia live, me 15 muzikant live nė skenė. Ju siguroj se pėrpjekjet e Eltonit dhe Jolės, pėr kėtė koncert, kur nė vitin 1998 gjithēka ishte si tė nisje nga fillimi, kanė qenė tė jashtėzakonshme. I realizuam falė dashamirėsisė sė miqve tanė muzikantė, pėr tė cilėn i falenderoj nga shpirti edhe sot e kėsaj dite. Motoja jonė e asaj kohe ishte: Duam tė kėndojmė live! Duam tė luajmė live! Nuk dua tė bėj as modestin, as mėndjemadhin, por ishte njė pėrpjekje serioze, qė nuk u ndihmua nga tė tjerė muzikantė, dhe live mbeti vetėm njė tentativė.

Flasim pak pėr djalin, pėr Fjordin..ēfarė ndjesie tė ka dhėnė nė jetėn tėnde?

E dėshiroja njė fėmijė dhe ėshtė dialektike tė kesh njė pasardhės. Ai erdhi nė njė moment tė pėrshtatshėm. Mendoj se i pėlqen muzika, mė duket se nuk ka vesh muzikor, por ka vesh ritmik, qė e bėn tė kėrcejė gjithė kohės. Do tė mendoja qė zanatet e artistit nė jetė ti kishte pėr hoby dhe tė merrej me disa profesione mė tė sigurta. Si unė, ashtu dhe Jola jemi natyra shumė tė hapura dhe Fjordi do tė vendosė vetė se ēfarė do tė bėjė nė jetė

Ke arritur ta zotėrosh rebelin qė ekziston tek Eltoni?

Sigurisht. Familja ėshtė vendi i vetėm ku unė mund tė bėj kompromise. Pėr muzikėn unė mund tė sakrifikoj shumė gjėra, por jo veten time. Pėr djalin do ta bėja kėtė. Do tė mundohem t’i jap mė tė mirėn, qoftė me Eltonin si muzikant, apo Eltonin si vinēier. Nuk jam nga ata njerėz qė lenė gjithēka mėnjanė pėr njė fėmijė. Duhet ruajtur balanca, qoftė nė jetė, qoftė nė muzikė, nėse ne u mėshojmė ekstremeve, do tė kemi pasoja negative.

Ekstremi mė i keq i joti, qė ia njeh vetes dhe qė pėrpiqesh ta mbash larg?

Ekstrem tek unė..? Nė karakter ..pyet…aha..po e kuptova…ndonjėherė kam njė dėshirė tė ēmendur pėr tė harbuar..kėsaj i ruhem fort, sepse mė shijon kaq shumė biseda, gjendja, saqė duhet tė bjerė pesė-gjashtė herė telefoni qė unė tė ngrihem nga ambienti

Sa ndihmon Jola nė zotėrimin e “harbimit” tėnd?

Ah, Jola ndihmon shumė….ėshtė njė vajzė familjare dhe sidomos pas lindjes sė Fjordit ka ndryshuar. Ajo ndikon shumė, fjala e saj ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua dhe unė e vlerėsoj mendimin e saj.

Keni patur njė dashuri tė bukur…qė nė fund pati njė happy end..kush e tėrhoqi mė shumė fijen, apo kush e mbajti tė gjallė, edhe pse jetuat katėr vjet nė largėsi?

Po tė them se isha unė njeriu qė mbajta gjallė lidhjen, Jola, do tė kundėrshtojė, le tė themi tė dy bashkė. Gjithmonė i kemi patur shkėndijat e ndezura nė dashurinė tonė, por vajtja ime nė N.Y ishte decizive. Gjithmonė e kemi quajtur veten njė ēift ideal dhe perfekt pėr njėri-tjetrin. Largėsia ka qenė njė periudhė prove, por qė nė takimin e parė nė N.Y e pamė veten shumė tė lidhur. Atėhere e kuptuam qė ishte e shkruar tė jetonim bashkė dhe nuk mund tė shpėtonim nga ajo qė ndjenim, e kurorėzuam edhe me djalin dhe ja ku jemi.

Ka njė ēudi tek ti…..kohėn e shkuar shqiptare e ke lėnė nė njė vend tė harruar….

E ke gabim, unė jam natyrė nostalgjike. Shumė herė Jola mė frenon nė kujtime. Nuk jam nga njerėzit qė i lė kujtimet e mia kot. Kur u ktheva nuk gjeta asnjė vend kujtimi nė Tiranė, kanė humbur vendet e kujtimeve tona dhe tė mendosh se kanė kaluar vetėm tre vjet nga ikja ime. Unė i mbaj si njė dosje tė heshtur nė sirtarin tim, i kam shumė personale dhe i ndaj me shumė pak njerėz, por tė garantoj se 31 vjet jetė nė Shqipėri unė kam jo njė dosje, por njė thes me kujtime, qė ndonjėherė nxjerrin krye dhe mund t’ju them se edhe nė Amerikė ne qeshim dhe qajmė me ato qė kemi jetuar kėtu.

Nėse do tė jepej shansi tė zgjidhje tė jetoje nė ndonjė qytet tė botės?

Londėr, ose Liverpul, pa diskutim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Elton Deda flet per muziken ne Shqiperi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flet kėngėtarja e njohur, Manjola Nallbani
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre
» NGA HISTORIKU I NDĖRTIMIT TĖ RRUGĖVE AUTOMOBILISTIKE
» Flet Hasan Zeneli, bashkėluftuar i Zahir Pajazitit (5)[/
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dejmon-fost :: Multimedia :: Muzika Shqiptare-
Kėrce tek: