dejmon-fost

dejmon-fost


 
PortalPortal  ForumForum  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Njeriu qe ndryshoi boten JIM MORRISON (THE DOORS)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kurt Cobain



Numri i postimeve : 24
Location : In HELL
Registration date : 16/02/2008

MesazhTitulli: Njeriu qe ndryshoi boten JIM MORRISON (THE DOORS)   Wed Feb 20, 2008 9:09 pm

KENGETARI QE IKU PER TE MBETUR MIT E kane quajtur: "Poeti i lirise" dhe "Njeri me zemer te madhe"; "Njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve";. Varri i tij ne Paris eshte vend pelegrinazhi per admiruesit, muzikantet, poetet , njerezit e ardhur nga e gjithe bota. Prej vitesh, gjithkush qe e njeh mire historine e muzikes se rock-ut dhe shkon ne Paris, ndalon ne banesen e perjetshme te Jim Morrison, ne kujtim te artistit brilant, por po aq edhe veteshkaterrues.
Ne nje varr te vogel ne varrezen e Pere Lachaise, prehet lideri i "The Doors", nje nga grupet me te njohur amerikane te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ai u gjet i vdekur me 3 korrik te vitit 1971, ne apartamentin e tij ne Paris, ku ishte vendosur per te pushuar dhe per te shkruar kater muaj me pare me te dashuren e tij, Pamela Courson. Disa agjenci lajmesh njoftuan se, ne kete pervjetor te 35-te vdekjes, se Jim Morrison, banesa e tij e perjetshme eshte vizituar nga qindra njerez. Shumekush e ka quajtur "njeri me zemer te madhe"; "njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve"; apo edhe "poeti i lirise". Shume lule, vizatime, foto, qirinj, mesazhe dhe partitura kane mbuluar vendin ku prehet idhulli i rok-ut, i dashuruari i blues-it, i lindur ne Melbourn-Florida me 8 dhjetor 1943, (37 vjet me vone ne te njejten date do te vritej John Lennon). "James Douglas Morrison (1943-1971)", shkruhet ne pllaken metalike te varrit shoqeruar me nje thenie klasike greke, "Ishte nje demon". Ne vitin 1990, u vodh nga varri busti i Morrison, ndoshta nga ndonje admirues, bust i cili nuk u gjet me kurre. Shkrime te te gjitha llojeve, mbulojne banesen e tij te perjetshme. Bile me pare ne hyrje te varrezes, disa shigjeta tregonin edhe rrugen qe te ēonte drejt “Morrison”-it . Edhe varret e te famshmeve, Oscar Wilde (i mbuluar nga tekste dhe te puthura), Maria Callas, Edith Piaf, Sarah Bernhardt, deri te Chopin, Moliere y La Fontaine, qe gjenden ne kete varreze, duket se nuk kane zgjuar kaq shume pasione se sa Morrison. Por nuk kane munguar asnjehere edhe kundershtare te jetes se Morrison-it, te cilet e percaktojne ate si nje njeri qe ka sjelle me shume fatkeqesi se sa kenaqesi. Pika me kulminante ne varrin e Morrison cilesohet viti 1991, kur ne 20-vjetorin e vdekjes se tij, policia u detyrua te perdore gaz-lotesjelles per te larguar admiruesit e zhurmshem qe i ‘kishin pushtuar’ varrin. E verteta eshte se Parisi me teper e mbajti Morrison, per detyrim - sipas burimeve anonime, familja nuk donte te merrte trupin e tij e turperuar nga jeta e tij "seks, droge dhe rock and roll". Ndonese shume e besojne vdekjen e tij per shkak te mbidozes se droges- mjeket u shprehen zyrtarisht se shkak per vdekjen e tij kishte qene nje atak kardiak. Por pavaresisht trajektores se karrieres se liderit te grupit “The doors,” (u ndalua dhe u gjykua kur doli i zhveshur ne nje koncert ne Majami), Morrison si poet la gjurme ne historine e rock-ut me tekstet e tij enigmatike mbi anen e erret e jetes. Eshte fakt qe, Ai, u konsiderua me shume se kengetar, poet dhe gjate jetes se tij publikoi librat ,"The lords", "The New Creatures" dhe "An American Prayer". Pas vdekjes, prinderit e se dashures se tij, Pamela Courson, e cila gezon te drejtat e vepres se tij, botuan dy libra me poezi mbi disa fletore me shenime te Morrison. Ne 1979, Jerry Hopkins dhe Daniel Sugerman publikuan nje biografi jo zyrtare te Morrison qe arriti nje rekord ne shitje. Ndersa ne 1991, regjisori Oliver Stone realizoi nje film mbi jeten e Morrison, film i cili u kritikua per mungese objektiviteti. Ne vitin 1997, anetaret e "The Doors" hodhen ne shitje kater disqe ku kishte edhe kenge te panjohura te grupit , kenge te njohura dhe incizime nga koncerte live. "Une nuk kendoj, une bertas", thoshte gjithnje Morrison, i njohur edhe si aktor gjenial, i cili ne jeten e tij kishte deklaruar se kishte pasur idhuj, legjendat , Elvis Presly, Frank Sinatra, Bob Dylan, The Kinks etj. Nje fletore me shenime qe Morrison i kishte hedhur gjate qendrimit te tij ne Paris, si dhe disa fotografi te fundit te muzikantit aktualisht ndodhen ne Londer. Ēmimi i fletores e cila hedh drite mbi gjendjen e tij mendore dhe shpirterore perpara vdekjes tragjike ka arritur deri me tani ne 150.000 Euro. Gjithsesi, sfida e Jim Morrison, eshte se kenget e grupit amerikan, "The Doors", si "L.A. Woman", "Riders on the storm", "The end", "Roadhouse blues", "Light my fire", "Hello i love you" o "Break on through (to the other side)" nuk kane per te munguar kurre ne asnje antologji te epokes se muzikes...(!)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Njeriu qe ndryshoi boten JIM MORRISON (THE DOORS)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ilirian Gjika:Sali Krasniqi! Portreti i njė njeriu tė thjeshtė
» Ramiz Dermaku: Njeriu ėshtė mė i fortė se guri e druri
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar
» Urim Gjata: Njeriu qė urrejtjen e ktheu nė paqe dhe pajtim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
dejmon-fost :: Multimedia :: Muzika e Huaj-
Kėrce tek: